Fëmijët me astmë nuk ekspozohen para rrezikut të shtuar nga koronavirusi, ta mos e ndërpresin terapinë inflamatore

Me 385 milionë raste të regjistruara, astma me të drejtë njihet si epidemia e shekullit 21. Bëhet fjalë për një sëmundje kronike të rrugëve të frymëmarrjes që karakterizohet me episode të përsëritura të fishkëllimit dhe shtrëngimit në gjoks, frymëmarrje të vështirësuar dhe kollë. Megjithatë, mjekët- pediatër pulmoalergologë qetësojnë situatën, fëmijët me alergji dhe astmë nuk ekspozohen ndaj rrezikut të shtuar nga koronavirusi. Me Dr. Katerina Obochki, pediatër- pulmoalergolog, diskutuam për rekomandimet dhe këshillat kryesore për prindërit e fëmijëve me astmë gjatë një pandemie.

Barnat për astmë nuk rrisin rrezikun e infeksionit të Covid te fëmijët

Te pacientët me sëmundje kronike Infeksioni pandemik Covid -19  kërkon vëmendje të veçantë ndërsa astma konsiderohet një nga sëmundjet më të zakonshme kronike te fëmijët.

“Deri më tani nuk ka asnjë dëshmi se barnat në dispozicion si antihistaminket, bronkodilaratorët dhe kortikosteroidët, antagonistët e leukotrienit rrisin faktorin e rrezikut për Covid-19. Rekomandimi i iniciativës global për astmë Global Initiative for Asthma (GINA) është të bëhet një plan të qartë individual për çdo fëmijë për trajtimin e astmës, për të siguruar kontrollin optimal të sëmundjes duke përdorur rekomandimet e zakonshme të trajtimit”, shpjegon Dr. Oboçki.

Për dallim nga të rriturit fëmijët kanë përgjigje të ndryshme imunologjike ndaj virusit

Fëmijët përbëjnë 1-6% e pacientëve me Covid të diagnostikuar me simptoma të buta si kolla dhe eritema faringeale dhe me vdekshmëri jashtëzakonisht të ulët. Pse fëmijët kanë simptoma më të buta të virusit ende është e panjohur, por dyshohet se është për shkak të sistemit imun të fëmijëve që është në zhvillim dhe mund të reagojë në mënyrë të ndryshme ndaj patogjenëve virusalë për dallim nga të rriturit. Për më tepër, fëmijët kanë më pak sëmundje tjera shoqëruese.

“Fëmijët janë më të ekspozuar ndaj infeksioneve virusale, duke i përfshirë koronaviruset e tjera humane, që përmbahen në mukozën respiratore të fëmijëve që mund të kufizojë rritjen e SARS CoV 2. Gjithashtu mendohet se enzimi konvertues i angiotensinës 2 i cili  është receptori për koronavirus, sipas struktures dhe funksionit është më pak i pjekur në rrugët e frymëmarrjes së fëmijëve. “Ajo që është e sigurt është se pavarësisht nga pasqyra e butë klinike ose rastet asimptomatike te fëmijëve ata janë bartës të koronavirusit”, thotë pulmoalergologu.

Marrja e rregullt e terapisë së përshkruar

Me rëndësi të madhe janë rekomandimet për shfrytëzimin e rregullt të trajtimit parandalues të fëmijëve me sëmundje alergjike gjatë kësaj pandemie, sepse pandemia goditi hemisferën veriore në një sezonë kur është nën ekspozimin e fortë të polenit.

„Global Initiative for Asthma (GINA)  dhe Shoqata torakale e Britanisë rekomandojnë nëse është e nevojshme të mos ndërpriten steroidet orale në trajtimin e astmës.  Rekomandimet janë për shmangien e terapisë inhalatore – nebulizatorët në kushte spitale për të mbrojtur personelin mjekësor nga transmisioni i virusit,  të njëjtën do të merret me ndihmën e spejserit, si dhe rekomandim për të shmangur spirometrinë e fëmijëve që aktualisht janë të sëmurë “, tha Dr. Oboçki.

Atë që i inkurajon prindërit është se fëmijët i përkasin grupit me rrezik më të ulët ndaj shëndetit. Marrja e terapisë inflamatore në mënyrë të rregullt, respektimi i rekomandimeve për higjienë dhe distancë sociale, dhe më e rëndësishmja – mbështetja e fëmijëve dhe prindërve në uljen e stresit të shkaktuar nga kjo pandemie janë rekomandimet kryesore.

 

Shpërndaj