Qendra më moderne për ndjekjen e zhvillimit në “Acibadem Sistina”: Luftojmë së bashku për çdo fëmijë për të pasur një jetë më të mirë dhe më cilësor

Ekipi i pediatrisë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” çdo ditë përballet me fëmijë që kanë nevojë për vlerësim, trajtim të hershëm dhe ndërhyrje. Ky ishte qëllimi i hapjes së Qendrës për zbulim të hershëm dhe trajtim të fëmijëve me pengesa në zhvillim. Qasja e ekipit siguron ekzaminimin e fëmijës në një vend, korrelacion me rezultatet e marra dhe monitorim të vazhdueshëm mbi efektet e trajtimit. Çdo dyshim i prindit dhe rrethinës kërkon qasje serioze dhe evaluim. Qëllimi ishte të vendoset diagnoza dhe sa më shpejtë të fillohet me trajtim të hershëm. Vlerësimi duhet të jetë real dhe duke iu përshtatur moshës për çka ekzistojnë standarde të sakta të përcaktuara.  Megjithatë çdo prind duhet të dijë se pa marrë parasysh të gjitha intervenimet mjekësore që janë të nevojshme dhe çdo ditë i ndërmarrim fëmija duhet të ketë edukim special domethënë të punojë me defektolog.

“Vonesa në zhvillim është gjendje kur fëmija nuk ka arritje në zhvillim sipas moshës. Vonesat e buta në zhvillim shpesh herë humben vetë dhe fëmija thjesht kompenson përmes stimulimit pozitiv të rrethinës. Vonesa serioze në zhvillim  tregojnë për çrregullim në zhvillim ose zhvillim atipik”, thotë Dr. Aneta Demerxhieva.

Domethënë çrregullimi mund të shfaqet vetëm në një ose disa sfera në sjelljen:  motorika fine dhe motorika globale, të folurit dhe shprehjet verbale, sfera sociale dhe emocionale dhe vonesë në zhvillim gjatë arritjeve kognitive, ndërsa sipas disa autorëve me rëndësi të madhe është edhe vlerësimi i mundësisë së fëmijës për vetndihmë dhe kujdes për veten (duke filluar me aftësinë për mbajtjen e shishes gjatë periudhës së gjidhënies deri në kujdesin për higjienën personale.

“Fillimi me trajtim në kohë ndonjëherë zgjidh problemin në tërësi. Në një kategori të caktuar, fillimi i hershëm vetëm ul pasojat serioze dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës jo vetëm të pacientëve tanë, por edhe të të gjithë familjes.

Çrregullimet e të folurit tek fëmijët – problemi më i zakonshëm në vitet e fundit

Vonesa në zhvillim është një gjendje që duhet të vlerësohet nga një pediatër duke bazuar në rekomandimet e përcaktuara rigoroze.

“Zakonisht prindi është personi i parë që vëren çrregullimet tek fëmija në bazë të krahasimit të fëmijës së tij me bashkëmoshatarët. Pra nëse mendoni se fëmija juaj është më i ngadaltë se të tjerët ose thjesht nuk është si fëmijët e tjerë – bisedoni me pediatrin tuaj. Ndonjëherë vonesa është e dukshme, por nganjëherë ka nevojë për një vëzhgim më të gjatë dhe madje edhe një konsultë me një neurolog pediatrik dhe një subspecialist në pediatrinë zhvillimore në mënyrë që të përcaktohet pasqyra e saktë për fëmijën”, këshillon Dr. Demerdzieva.

Ajo thekson se ndonjëherë ka nevojë për ndihmë me instrumente shtesë – skrining testet për t’iu afruar diagnozës. Në vitet e fundit, çrregullimet më të zakonshme janë në fushën e të folurit dhe komunikimit shoqëror me mjedisin.

“Si mjekë pediatër tek fëmijët me simptomatologji të caktuar autistike bëjmë një vlerësim të plotë mjekësor me qëllim që të diagnostikojmë të gjitha gjendjet patologjike që mund të kontribuojnë në zhvillimin e një pasqyrë të tillë klinike. Pediatri duhet të përjashtojë ekzistencën e shumë sëmundjeve neurologjike, sindromave epileptike, çrregullimeve metabolike, sëmundjeve gjenetike, dëmtimeve në shikim dhe dëgjim. Ekzaminimet kërkojnë kohë, kështu që prindi këshillohet që menjëherë të fillojë punën me një edukator special, sepse trajtimi i hershëm pavarësisht nga etiologjia, përmirëson ndjeshëm rezultatin”, shpjegojnë neurologët- pediatër.

Celularet, tabletat dhe kompjuterët janë arsye për vonesë në zhvillim tek fëmijët

Për disa gjendje të caktuara të vonesës në zhvillim saktësisht përcaktohet predispozita gjenetike. Më shpesh, siç shpjegojnë, bëhet fjalë për multifaktorë  – përveç predispozitës trashëgimore, faktorët përreth ndikojnë në një pjesë të madhe, veçanërisht ekspozimi i madh i fëmijëve ndaj pajisjeve të ndryshme elektronike – tableta, telefona celularë, kompjuterë që praktikisht krijojnë kushte të jetës në një botë imagjinare ku fëmija nuk ka nevojë nga komunikimi me mjedisin.

Megjithëse vonesa e zhvillimit manifestohet herët në jetë, ngecja dhe regresioni mund të ndodhin në çdo kohë të fëmijërisë. Arsyet mund të jenë të ndryshme:

– faktorë gjenetikë siç është Sindroma Daun;

– probleme perinatale (lindja e parakohshme, trauma e lindjes, asfiksia, infeksionet neonatale)

– probleme metabolike kongjenitale ose të fituara, veçanërisht në kuadër të dehidrimit të rëndë;

– çrregullime në shqisat siç janë të deficitet kongjenitale ose të fituara të dëgjimit dhe shikimit;

– çrregullime pervazive të zhvillimit, veçanërisht nga grupi i spektrit autistik;

– problemet gjatë procesit të mësimit;

– sindroma e deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit;

– shumë sëmundje neurologjike me ose pa vonesë mendore.

Dr. Demerdzieva thekson se lista e gjendjeve që mund të çojnë deri në vonesë të zhvillimit është shumë më e gjatë dhe përfshin një sërë gjendjesh të tilla si sëmundjet e rënda kronike në fëmijëri, deprivimin social, por edhe kushtet e këqija socio-ekonomike të jetesës që ndikojnë në mënyrë destimulative mbi zhvillimin e fëmijës.

Pajisje më e sofistikuar për diagnostikimin dhe trajtimin e vonesave në zhvillim tek fëmijët

Vlerësimi i procesit të zhvillimit dhe çrregullimeve të tij kryhet sipas procedurave dhe protokolleve të standardizuara, duke përdorur pajisjet më të reja për ekzaminime me ultrasonografi, ekzaminime neurofiziologjike dhe ekzaminime neuroimazherike.

Ekzaminim ekosonografik i sistemit nervor qendror me një pajisje moderne për diagnostikimin ultrasonografik, prezantim elektroencefalografik i funksionit të trurit me regjistrim neurofiziologjik dhe video me një video pajisje moderne EEG. Rezonancë magnetike me fuqi 3 Tesla që mundëson diagnostikim subtil të neuroarkitektonisë.

Ekip profesional subspecialistësh për ndjekjen e zhvillimit në “Acibadem Sistina”

Qasja ekipore në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Bëhet fjalë për një kategori shumë të ndjeshme të fëmijëve që kërkon një qasje multidisiplinare. Ekipi për zbulimin dhe trajtimin e hershëm të fëmijëve me pengesa në zhvillim përbëhet nga dy neurologë pediatër Dr. Olivera Llekovska dhe Dr. Natalija Angellkova të cilët vlerësojnë statusin neurologjik të fëmijës, bëjnë përpunim të plotë neurologjik dhe incizime shtesë – EEG, rezonancë magnetike, vlerësim laboratorik dhe gjenetik.

Dr. Aneta Demerdzieva është një pediatër zhvillimi dhe bën vlerësimin fillestar të çrregullimeve në zhvillim dhe vendos dyshime në lidhje me trajtimin shtesë pediatrik (skriningu metabolik, vlerësimi laboratorik, testimi gjenetik sidomos tek fëmijët me elementë të regresionit mendor dhe retardim, skriningu audiologjik tek fëmijët me probleme në të folurit dhe një seri ekzaminimesh shtesë në varësi të pasqyrës klinike të secilit pacient individualisht. Pjesë e ekipit është edukatorja speciale Mr. Sonja Jordanova Cacanovska, e cila përveç për trajtimin defektologjik është e edikuar dhe me përvoje në terapinë logopedik.

“Diagnostikimi i hershëm është i rëndësishëm për shkak të trajtimit të hershëm defektologjik. Ky trajtim nuk mund të zëvendësohet me asnjë ilaç. Në disa gjendje është trajtimi themelor ndërsa në gjendje të caktuara vetëm mbështetja e pjesës mjekësore           që garanton kthimin gradual të funksioneve të çrregulluara.  Në vend të një përfundimi – prindi duhet të informohet se askush nuk e di paraprakisht se sa i madh është maksimumi zhvillimor që mund të nxirret nga fëmija i tij. Por një gjë është e sigurt, nëse trajtohet do të jetë më mirë. Fëmijët janë arsyeja për ekzistencën dhe ardhmërinë tonë. Ekipi ynë lufton në mënyrë të barabartë për çdo fëmijë me pengesa në zhvillim. Çdo fëmijë, pa marrë parasysh shkallën e çrregullimit të zhvillimit meriton një shans për një jetë më të mirë dhe më cilësore,” thanë nga ekipi për zbulimin dhe trajtimin e hershëm të fëmijëve me pengesa në zhvillim.

 

 

Shpërndaj