Kirurgjia luan rol të rëndësishëm në dhënien e diagnozës, si dhe në trajtimin e kancerit. Intervenimet kirurgjike onkologjike realizohen nga ana e kirurgëve specialist në këtë fushë.
Fushat e aplikimit të trajtimit kirurgjik
Në suaza të onkologjisë kirurgjike aplikohet kirurgjia kurative. Kirurgjia kurative aplikohet nëse çrregullimi është i kufizuar në një organ ose në nyejt limfatike, ku për herë të parë është paraqitur. Te këta pacientë nuk do të duhej të jenë prezent metastazat e largëta dhe nuk duhet të ketë mbetje nga tumori në vendin e resekcionit kirurgjik. Tumori mund të hiqet tërësisht, me çka kufijtë e tij do të caktohen mirë. Megjithatë, ka raste kur tumori nuk mund të hiqet tërësisht. Në rastet e tilla aplikohet operacioni për zvogëlimin e masës së tumorit, me qëllim që të zvogëlohet presioni mbi indin në rrethinë dhe të mundësohet efekt më i mirë nga terapia e zbatuar në mënyrë plotësuese. Përveç kësaj, mënjanimi i metastazave, nëse janë në numër të vogël, i rritin rastet për shërimin e pacientit.
Operacioni onkologjik mund të aplikohet edhe në kuadër të trajtimit paliativ. Gjithashtu, mund të aplikohet edhe trajtim i cili do të ndihmonte që të zvogëlohen simptomat që kanë prejardhje nga tumori.
Intervenimi kirurgjik mund të aplikohet edhe në fushat tjera të diagnozës dhe të mjekimit. Këto fusha janë grupuar në katër grupe kryesore:
Kirurgjia profilaktike:
Mënjanimi kirurgjik i indeve, të cilët janë nën rrezik të bëhen malinje. Polipet e zorrëve, lëndimet dhe precancerous e lëkurës dhe impiante në gji, të cilat janë nën rrezik të bëhen kancerogjene, mund të mjekohen përmes kirurgjisë profilaktike..
Biopsia:
Metodë e definuar si observim dhe evolucion patologjik i ekzemplarit të marrë gjatë intervenimit kirurgjik. Me biopsi mund të vendoset diagnozë e saktë histopatologjike.
Përcaktimi i stadiumit:
Metodë e njohur si marrja e ekzemplarit nga pjesë të caktuara, me qëllim që të vërtetohet deri në cilën shkallë është përhapur çrregullimi.
Terapia adjuvante ose plotësuese:
Aplikohet pasiqë saktë definohet stadiumi i sëmundjes dhe kur qëllimi i së cilës është të arrihet trajtim kurativ.