Vetëkontrolli i gjirit

 Gratë duhet ta bëjnë vetëkontrollin e gjinjve të tyre një herë në muaj. Ky është hapi i parë për zbulimin e hershëm të kancerit dhe për fillimin e trajtimit. Vetëkontrolli duhet të bëhet 5-7 ditë mbas menstruacioneve, kur ka më pak ndikimin hormonal. Gratë që i kontrollojnë gjinjtë në mënyrë të rregullt i njohin dhe dinë dhe dallojnë indin normal në prekje. Në këtë mënyrë herët mund ta zbulojnë praninë e çdo mase. Vetëkontrolli i gjirit mund të bëhet në shumë mënyra. Mënyra më efikase është vlerësimi vizual i ndryshimeve para pasqyrës, si dhe kontrollimi i gjinjve me dorë në pozicionin e shtrirë.

Zbulimi i hershëm i karcinomës së gjirit shumë herë nuk është aq i dukshëm. Me përparimin e kancerit, ndodhin ndryshime në gjinjtë që duhet të monitorohen me kujdes.  Ndryshimet e tilla janë ndjenja e pranisë së masave në gjinjtë ose sqetullat, ndryshim në madhësinë ose në formën e gjirit, sekretimi nga thithi dhe ndryshim në ngjyrën së lëkurës së gjirit ose areolës.

Edhe pse shumica e këtyre ndryshimeve nuk do të thotë se bëhet fjalë për kancer, por nëse janë të pranishme duhet të bëhet një ekzaminim nga ana e mjekut.

Vetëkontrolli në 4 hapa:

1.Filloni vetë ekzaminimin para një pasqyre. Vendosni duart në bel për të parë nëse gjinjtë tuaj janë simetrike. Sigurohuni nëse keni gunga të dukshme në gji, inversion ose ndryshim në ngjyrën e lëkurës.

2. Ngrini krahët dhe përsëritni procedurën.

3. Pastaj shtrihuni në shpinë dhe vazhdoni vetë-ekzaminimin. Filloni me gjirin e djathtë. Vendosni një jastëk të vogël nën shpatullën e djathtë për ta bërë vetëkontrollin më të rehatshëm. Vendosni dorën e djathtë nën kokën.

4. Vetëkontrolli bëhet me 2-3 gishta të dorës së majtë. Duke filluar nga areola, shtypni indin e gjirit në mënyrë të butë me lëvizje rrotulluese për të kontrolluar praninë e ndjeshmërisë ose masave. Pas përfundimit me  kontrollin e gjinjve, kontrolloni edhe sqetullat. Përsëriteni të njëjtën procedurë në gjirin e majtë dhe në sqetull.

 

Diagnostikimi e hershëm i karcinomës së gjirit

TestMoshaPeriudha kohore
VetëkontrolliNga 20 vjeçÇdo muaj
MamografiaNën 40 vjeçNë varësi të historisë familjare. Pacientet me një rrezik të trashëguar të karcinomës së gjirit mund të fillojnë nga mosha 25 vjeç, çdo vit duke e bërë se bashku me RM dhe mamografi.
Mbi 40 vjeçÇdo vit
Ekzaminimi klinik  i gjinjveMbi 20 vjeçNë çdo 1-3  vjet (në varësi të historisë familjare dhe faktorëve të rrezikut)
Mbi 40 vjeçÇdo vit

Shpërndaj