Parandalimi i karcinomës së gjirit

Mbani peshën ideale  

Shtimi i peshës rrit rrezikun e karcinomës së gjirit. Kjo lidhje bëhet edhe më e rëndësishme në periudhën pas menopauzës pasi që gjatë kësaj periudhe burimi kryesor i estrogjenit është indi dhjamor i trupit. Me fjalë të tjera, një sasi e madhe e estrogjenit tek gratë sintetizohet në indin dhjamor. Hulumtimet tregojnë se shpërndarja e peshës në të gjithë trupin është gjithashtu e rëndësishme. Gratë që kanë peshën e përqendruar rreth barkut dhe pjesës së sipërme të trupit kanë një profil tjetër hormonal në krahasim me gratë  e të cilave mbipeshën e kanë të përqendruar rreth ijëve dhe këmbëve. Hulumtuesit pohojnë se rreziku për karcinomë të gjirit është më i lartë tek gratë në grupin e parë sepse globulina që lidh hormonin seksual është më e ulët tek këto gra dhe sasia e estrogjenit të lirë është më e lartë. Si pasojë e kësaj, rriten gjasat që estrogjeni i lirë të lidhet me indet e gjirit.

Shmangni barnat që përmbajnë estrogjen

Terapitë e kombinuara që përmbajnë  estrogjen dhe progesteron besohet se janë më të rrezikshme sesa ato që përmbajnë vetëm estrogjen. Kështu që, përdorimi i hormoneve duhet të shmanget nëse nuk ka një nevojë të justifikuar mjekësore për të.

Merreni me aktivitet fizik në mënyrë të rregullt

Ushtrimet e rregullta sigurojnë kontrollin e peshës dhe mbajnë ekuilibrium mbi nivelin lartë të estrogjenit. Ushtrimet e rregullta gjithashtu forcojnë sistemin imunitar. Studimet tregojnë se stërvitja të paktën 4 herë në javë para menopauzës ul ndjeshëm rrezikun e karcinomës së gjirit. Ushtrimet pas menopauzës janë më të rëndësishme sepse në këtë periudhë rritet niveli i estrogjenit  dhe rritet rreziku për  karcinomë të gjirit.

Zvogëloni konsumin e alkoolit

Studimet tregojnë se rreziku i kancerit të gjirit është 40% më i lartë tek personat që konsumojnë alkool çdo ditë në krahasim me ata që nuk e konsumojnë. Ky rezultat shpjegohet me faktin se alkooli rrit nivelin e estrogjenit në gjak.

Hiqni dorë nga pirja e duhanit

Pirja e duhanit rrit rrezikun për shumë lloje të karcinomës duke përfshirë karcinomën e gjirit.  Ushtrimet e rregullta dhe pirja e duhanit janë shumë të rëndësishme për një jetë të shëndetshme.

A mund të parandalohet karcinoma e gjirti me barna?

Terapia parandaluese e hormoneve mund të fillohet tek gratë që kanë një rrezik të lartë për karcinomë të gjirit. Në kuadër të kësaj terapie përdoren barna me përbërës aktiv të tamoxifen dhe raloxifene. Hulumtimet tregojnë se incidenca e karcinomës së gjirit tek gratë me rrezik të lartë ulet deri në 50% falë këtyre barnave. Ato gjithashtu kanë efekte anësore, më së shumti për mpiksjen e gjakut. Prandaj, ato rekomandohen nga një mjek pas analizave të kryera klinike.

Shpërndaj