SIMPTOMAT E KANCERIT

sistina

Kanceri rritet në heshtje, pa shfaqur simptoma specifike në fazë të hershme.

Ju e njihni më mirë trupin tuaj.  Në rast se keni ndonjë dhimbje e cila zgjat për një kohë të gjatë, ose nëse prekni ndonjë kokërr simptomatike në trupin tuaj, në pjesë në të cilat zakonisht nuk mund ti keni, apo ndjeni simptoma të pazakonta, duhet të kontaktoni mjekun. Duhet të keni parasyshë se shumë simptoma të kancerit mund të jenë të njejta me simptoma të sëmundjeve të tjera. Por, zbulimi në kohë i kancerit, mund t’ju shpëtojë jetën.

Ekzistojnë më shumë se 100 lloje të ndryshme të kancerit me simptoma të ndryshme. Prandaj, është e pamundur që të përcaktohet grupi i simptomave të cilat janë karakteristike për këtë sëmundje. Kanceri është një sëmundje e cila nuk ka simptoma specifike. Në fazë të hershme, kur tumori është me dimenzione të ndryshme, sëmundja nuk jep shenja. Nëse kanceri ndodhet në pjesë specifike, si për shembull në tru, atëherë simptomat mund të shfaqen edhe kur tumori është me dimenzione të vogla.

Kur kanceri rritet, fillon të krijojë presion mbi organet përreth, mbi nerva dhe mbi enët e gjakut. Ky presion, mund të shkaktojë shfaqjen e simptomave të para. Sipas kësaj, cilat janë simptomat të cilat do të shfaqen, varet nga vendndodhja e kancerit, nga madhësia e tij, dhe nga fakti se sa ndikon ai tek organet dhe indet. Kur sëmundja do të matastazohet, simptomat mund të shfaqen në pjesë të ndryshme të trupit.

Por, zakonisht kanceri rritet në heshtje, pa shenja apo simptoma specifike. Kanceri, për shembull, në pankreas nuk jep simptoma derisa të arrijë një madhësi të caktuar dhe të fillojë të ushtroj presion mbi nervat dhe organet përreth. Për shembull: nëse rritet rreth kanaleve biliare, simptomat do të shfaqen atëherë kur të fillojë ta bllokojë rrjedhën e vrerit (i cili del nga mëlçia). Atëherë, tek pacienti shfaqet ngjyrë e verdhë në lëkurë dhe në sy. Por, zakonisht kanceri i shfaq simptomat e para, atëherë kur është në fazë të avancuar, dhe fillon të prekë edhe indin përreth.

Ndonjëherë, disa simptoma si temperatura, lodhja, apo humbja e peshës, mund të jenë shenja të pranisë së kancerit. Kjo ndodh atëherë kur kanceri përdor më tepër energji nga trupi, ose ndikon në trup në dhënien e energjisë. Gjithashtu, kanceri mund të shkaktojë reagimin e sistemit imunitar ndaj këtyre shenjave dhe simptomave. 

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura