Tumoret e trurit

Tumoret në tru përfshijnë tu­more, të cilat paraqiten në tru, si edhe tumoret të cilat paraqiten në in­det përreth dhe rriten drejt brendisë së kafkës. Akoma nuk ka informata të sakta për atë se si zhvillohen tu­moret e trurit, për dallim nga disa tipa të kancerit. E vetmja gjë e sigurt është se mund ta kaplojnë çdo grup-moshë.

Cilat janë simptomat?

Tumoret e trurit mund te tregojnë simptoma të zakonshme: dhimbje koke të ashpra, neveritje dhe vjellje, të cilat paraqiten si rezultat i rritjes së presionit, i cili ndodh për shkak se janë vendosur në brendinë e kafkës. Krahas këtyre, varësisht nga rajoni i kapluar i trurit, mund të paraqiten edhe simptoma të tjera: dobësi ose pasivitet në gjysmën e majtë ose të djathtë të trupit, lëvizje jo e drejt, humbja e shikmit, humbja e të dëgjuarit, humbja ose çrregullime të memories, vështirësi në të folurit ose jo baraspeshë. Te tumoret e hipofizës mund të paraqiten çrregullime të ndryshme hormonale, si menstruacioni jo i rregullt, rritje tej mase e pëllëmbës së dorës ose të shputës së këmbës, etj.

Cilat janë metodat e diagnostikimit?

Metodat moderne për incizim, të cilat përdoren gjatë diagonostifikimit të tumoreve të turit janë tomografia e trurit dhe incizimi me rezonancë magnetike. Te tipa të caktuar të tumorit, tomografia e trurit mundëson informata të rëndësishme. Në mjekësinë e sotme moderne, standard i artë në diagnostifikimin e tumoreve e trurit është incizimi me rezonancë magnetike. Kjo metodë mundëson informata të hollësishme për strukturën e trurit, për rajonin ku gjendet tumori, për tipin e tumorit te raste të caktuara, ndërsa jep edhe informata të sakta për atë se në çfarë mase truri dhe nervat janë kapluar nga tumori. Në mënyrë plotësuese, mund të nevojiten edhe metoda të tjera, si angiografia dhe PET/CT.

Si mjekohen?

Kryesisht, gjatë trajtimit të tumoreve të trurit aplikohen tre metoda të veçanta: intervenimi kirurgjik, terapia me ilaçe dhe terapia me rrezatim. Kryesisht, metoda më e përdorur për trajtimin e tumoreve të trurit është intervenimi kirurgjik. Kjo metodë është zgjedhja e parë për shkak të faktit se tumoret në përgjithësi i bëjnë presion trurit dhe me këtë e rritin presionin intrakranial.

Intervenimi kirurgjik: Me intervenimin kirurgjik arrihet mënjanimi i tumorit, lirimi i trurit dhe nervave, si dhe mundësia për kontroll pato-patologjik, me qëllim që të caktohet tipi i tumorit. Intervenimet kirurgjike shënojnë progres të dukshëm. Si për shembull, mund të përmendet përdorimi i mikroskopit kirurgjik, i cili u bë standard, ndërsa RM intraoperative dha kontribut të rëndësishëm në mënjanimin e disa tumoreve. Gjithashtu, aplikimi i kirurgjisë së sotme moderne mundësoi zvogëlimin e dukshëm të shkallës së komplikimeve. Tani pacientët mund të lëshohen nga spitali për një periudhë shumë të shkurtër dhe të kthehen në aktivitetet e tyre të përditshme.

Hemoterapia (trajtimi me ilaçe): Teknologjia në fushën e trajtimit me ilaçe shënon zhvillim të dukshëm. Përdorimi i hemoterapisë në trajtimin e tumoreve malinj e zgjat jetën e pacientit, ndërsa te raste të caktuara mundëson shërimin e plotë. Trajtimi me ilaçe mund të përdoret edhe te tumoret beninje të hipofizës.

Rrezatimi (radioterapia): Radioterapia, e cila gjatë kohë përdorej në trajtimin e tumoreve të turit shënon zhvillim të madh teknologjik. Zhvillimi i shpejtë i aparateve dhe metodave për radioterapi kontribuon të njëjtat të karakterizohet me efekte të zvogëluara të padëshiruara dhe me efikasitet të rritur. Si rezultat i këtyre përparësive, në vend të kirurgjisë klasike, te shumica e tumoreve të trurit më shpesh ka nisur përdorimi i radioterapisë me “Gamma Knife”.

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura