Diagnostifikimi i hershëm dhe trajtimi adekuat i karcinomit tiroid jep mundësi për trajtim të suksesshëm. Ekzistojnë katër lloje kryesore të kancerit të gjëndrës tiroide. Varësisht nga lloji i karcinomit caktohet edhe mënyra e trajtimit.
Kanceri tiroid shfaqet atëherë kur qelizat tiroide pësojnë ndryshime gjenetike (mutacione). Zakonisht shfaqen nyje, të cilat mund të ndihen gjatë prekjes nëpërmjet lëkurës së qafës, por mund edhe të mos preket nëse shfaqet në dimensione të vogla. Madhësia e nyjës mund të ndryshojë, ajo është e përbërë nga qeliza të cilat i ndryshojnë karakteristikat e tyre. Është e nevojshme që të kryhen diagnostikime të tjera, siç është kontrolli ultrasonografik i gjëndrës tiroide, më tej skanimi i gjëndrës tiroide, si dhe biopsia me gjilpërë të hollë nën kontrollin e ultratingullit. Nyjet mund të klasifikohen në të nxehta dhe të ftohta. Më seriozisht duhet të veprohet ndaj nyjave të ftohta pasi 15% e tyre mund të jenë kancerogjene. Specialistët e mjekësisë bërthamore Dr. Liljana Muratovska dhe Dr. Biljana Crcareva në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, me rastin e muajit të kancerit të gjëndrës tiroide, këshillojnë që pacientët të cilët kanë nyje skenografike të ftohta të bëjnë biopsinë me anë të gjilpërës së hollë, me qëllim për të përcaktuar nëse nyja është kancerogjene apo jo.
Llojet e kancerit tiroid dhe trajtimi i tyre
Lloji papilar i gjëndrës tiroide është lloji më i përgjithshëm. 80% nga llojet e përgjithshme të rasteve të diagnostikuara. Zakonisht diagnostikohet tek pacientët praj moshës 20 deri në 50 vjeçare dhe shfaqet tre herë më shumë tek gratë. Kanceri mund të mos tregojë simptoma për vite (ndonjëherë mund të kalojnë edhe 30 vjet) pasi zakonisht mbetet me madhësi nën 1 cm dhe ndodh që të mos rritet kurrë. Mund të vërehet rastësisht gjatë mënjanimit kirurgjikal të gjëndrës. Përcaktimi i këtyre nyjave gjatë ekzaminimeve parandaluese është përmirësuar gjatë viteve të fundit falë pajisjes ultrasonografike me sensitivet të lartë. Ky lloj kanceri trajtohet në mënyrë operative. Nëse bëhet fjalë për mikrokancer, më të vogël se 10 mm, pas operacionit, pacienti mund të vazhdojë vetëm me marrjen e barnave me hormone tiroide. Por, në rast se kanceri është me dimensione më të mëdha apo ndoshta është përhapur tek nyjat limfatike apo në organe të tjera, atëherë pacienti i nënshtrohet trajtimit me jod radioaktiv, zakonisht gjashtë javë pas operacionit.
Kanceri tiroid folikular
Ky lloj kanceri zakonisht shfaqet tek gratë e moshës 40 deri në moshën 60 vjeçare dhe paraqitet me 10% të llojeve të përgjithshme të kancerit. Ndër kanceret tiroide, kanceri tiroid folikular diagnostikohet më vështirë. Për të marrë vendimin nëse bëhet fjalë për sëmundje malinje, fillimisht është e nevojshme që të vëzhgohet nëse qelizat hyjnë në kapsulën e cila e rrethon nyjën e përbërë nga qeliza normale. Në rastet kur kapsula është e shkatërruar, bëhet fjalë për tumor folikular, ndryshe diagnostikohet si formacion folikular beninj. Trajtimi i këtij tumori është i njëjte me trajtimin e tumorit papilar dhe kjo është një tiroidektomi e plotë. Pavarësisht nga madhësia e këtij lloj kanceri, pas operacionit pacienti trajtohet me jod radioaktiv.
Tumoret medulare numërohen me 5% nga të gjitha kanceret tiroide të diagnostikuara. Lloji trashëgues i tumorit medular zakonisht shfaqet nga mosha 1 deri në moshën 20 vjeçare, ndërkohë që lloji jotrashëgues, zakonisht shfaqet në formën e metastazave të gjëndrave limfatike. Trajtimi është përsëri i njëjte, dhe kjo është tiroidektomia e plotë me disekcion të nyjave limfatike. Pas operacionit, pacienti nuk trajtohet me jod radioaktiv, sepse qeliza e cila është e ndryshme nga qelizat e tjera tiroide, nuk është e ndjeshme ndaj jodit radioaktiv. Pacienti kontrollohet me kontrollin e nivelit të kalcitoninit në gjak dhe tumor markerit CEA.
Kanceri tiroid anaplastik
Ky lloj i kancerit shfaqet me 5% nga të gjitha kanceret tiroide. Shfaqja e tij është më e shpeshtë tek personat më të moshuar (që i përkasin mesatarisht moshës 60 vjeçare). Kanceret papilare apo folikulare të cilat prej shumë vitesh nuk kanë qenë trajtuar, në mënyrë të papritur ndryshojnë sjelljen e tyre biologjike duke u rritur shpejtë në kancer tiroid anaplastik. Në raste të tilla operacioni nuk është opsion për trajtim. Megjithatë, vazhdon trajtimi me terapi radio-onkologjike për shkak të përmirësimit të cilësisë së jetës së pacientit.