Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Sindromi i zorrës së irritueshme – Si t’i lehtësoni simptomat dhe të përmirësoni mënyrën e jetesës

Sindroma e zorrës së irritueshme (SZI) është një çrregullim kronik në funksionimin e traktit gastrointestinal që karakterizohet me dhimbje barku dhe ndryshime në zbrazjen e zorrëve, pa praninë e sëmundjes organike. Përafërsisht 15% e të rriturve dhe adoleshentëve kanë disa nga simptomat e sindromës së zorrës së irritueshme (SZI), por shumica e tyre nuk kanë nevojë për një kujdes mjekësor. Dr. Dimitar Trajkov, Mr. Sci, gastroenterohepatolog, thotë se sindroma e zorrës së irritueshme është arsyeja më e shpeshtë pse pacientët kërkojnë ndihmën e specialistit.

SZI karakterizohet nga dhimbje të përsëritura në bark ose ndjesi të pakëndshme në bark të cilat janë të pranishme të paktën tri ditë në muaj për tre muaj radhazi të shoqëruara me dy ose më shumë simptoma si:

  • reduktim të simptomave pas defekimit
  • ndryshim në frekuencën e zbrazjes së zorrëve
  • ndryshim në formën e jashtëqitjes

Dr. Trajkov shpjegon se ka disa nënlloje të SZI-së:

  • SZI me kapsllëk (konstipacion),
  • SZI me diarre (barkkëqijtë),
  • lloj i përzier i SZI-së – diarre që kalon në kapsllëk dhe anasjelltas, si dhe një formë e paklasifikuar ku pacientët plotësojnë kriteret për SZI por nuk mund të klasifikohen në asnjë nga tri llojet e SZI-së.

GJENDJET ALARMANTE QË KËRKOJNË TRAJTIM SPITALOR DHE EKZAMINIM ENDOSKOPIK

  • Gjakderdhja nga zorra e trashë
  • Humbja e peshës trupore
  • Anemiа e pashpjegueshme për shkak të mungesës së hekurit në serum
  • Simptomat e natës
  • Historia familjare me karcinomë të zorrës së trashë, sëmundje inflamatore të zorrëve (koliti ulceroz dhe sëmundja e Crohn-it), ose histori familjare me sëmundje celiake.

NDRYSHIMI I STILIT TË JETESËS ËSHTË OPSIONI I PARË PËR REDUKTIMIN E SIMPTOMAVE

Terapia fillestare është krijimi i një raporti cilësor mjek-pacient, për t’i shpjeguar pacientit se SZI është një çrregullim funksional i traktit gastrointestinal dhe se nuk mund të kthehet në një sëmundje të rëndë.

„Pacientët që kanë simptoma të lehta dhe të moderuara të cilët nuk e kanë çregulluar cilësinë e jetesës këshillohen që të ndryshojnë stilin e jeteës, të bëjnë ndryshime në dietën – t’i eliminojnë ushqimet që prodhojnë gazra (vezë, fasule, lakër, qepë…), të mbajnë dietë me nivel të ulët të sheqernave të fermentueshëm – dieta FODMAP dhe në disa raste t’i evitojnë glutinën dhe laktozën. Për një grup të caktuar pacientësh kërkohet testimi për alergji ndaj një ushqimi të caktuar. Për pacientët të cilët kanë simptoma të lehta ose mesatare, por nuk i përgjigjen trajtimit fillestar, sepse simptomat ndikojnë në cilësinë e jetesës, këshillohet që të përdorin terapi farmakologjike si terapi shtesë”, thotë Dr. Trajkov.

Pacientët me një pasqyrë të mesme ose të rëndë klinike me cilësi të dëmtuar të jetesës duhet të trajtohen me terapi farmakologjike. Në varësi të simptomave jepen barna me qëllim që të lehtësohen simptomat dhe të përmirësohet cilësia e jetesës. Megjithatë, ekziston një numër të vogël pacientësh tek të cilët nuk veprojnë barnat e përshkruara. Në këtë rast, këta pacientë këshillohen që të bëjnë një konsultë me një psikiatër, tek disa pacientë rekomandohet akupunktura, transplantimi i mikrobiomës fekale…

Shpërndaj