Sindromi Down
Sindromi Down është një nga sëmundjet më të njohura dhe më të vjetra në historinë e njerëzimit. Për herë të parë është përshkruar nga mjeku anglez John Down dhe prandaj nga viti 1866 quhet sindromi Down. Është përshkruajtur si sëmundje por pa e ditur origjinën ekëtij sindromi. Madje, diku në vitin 1959 doktorë francezë treguan se kjo është një sëmundje komozomale – çrregullim i nivelit të kromozomeve. Në vitin 2000 është hartuar kodi gjenetik i kromozomit 21 dhe janë zbuluar 29 gjene të atij kromozomi i cili është shkak i vetë kësaj sëmundje.