10 ushqimet të cilat janë të ndaluara për fëmijët deri në moshën dy vjeçare

Stomaku i ndjeshëm i fëmijëve nuk pranon çfarëdo lloj ushqimi. Procesi i pjekurisë së sitemit digjestiv bën që fëmija të mos jetë i gatshëm për pranimin e disa ushqimeve të caktuara gjatë muajve të parë të jetës së tij. Nga ana tjetër, qumështi i nënës është i mjaftueshëm për të mbuluar nevojat ushqyese të fëmijës. Megjithatë, pas 6 muajsh, fëmija ka nevojë për ushqime të tjera shtesë, të cilat prindërit i përgatisin ato sipas rekomandimit të mjekut pediatër dhe zakonisht përgatitin një program ditor apo javor të këtyre ushqimeve për fëmijët e tyre.

Disa studime tregojnë se një përqindje e lartë e fëmijëve nën moshën dy vjeçare, konsumojnë pije freskuese dhe ëmbëlsira. Shpesh shikojmë një numër të madh fëmijësh të kësaj moshe të cilët në duart e tyre të vogla mbajnë ëmbëlsira, biskota apo lëngje industriale. Këto janë ushqimet të cilat fëmijët nuk duhet ti konsumojnë deri në moshën 2 vjeçare:

Mjalti – mund të jetë i kontaminuar nga baktere e cila është përgjegjëse për transmetimin e botulizmit. Për më tepër, sistemi imunitar i fëmijës është ende në zhvillim, dhe mund ti shkaktoj alergji të polenit.

Bombonat prej gome – kanë një përmbajtje të lartë të sheqerit, gomë, ngjyra dhe substanca të tjera të panevojshme për fëmijët e kësaj moshe. Këto sheqerëra mund të ndikojnë në gjenerimin e obesitetit tek fëmijët dhe prishjen e dhëmbëve të tyre.

Ëmbëlsirat – kanë përmbajtje të lartë të yndyrërave më të dëmshme dhe vajra jo të shëndetshme palme apo vajra kokosi, si dhe përmbajtje të lartë të sheqerit.

Frutat e thata – janë ushqime të cilat mund të shkaktojnë alergji. Arrat, kikirikët, bajamet, kanë përmbajtje alegjene tepër të lartë.  Nuk duhet të jenë pjesë e ushqimit para moshës 5-6 vjeçare.

Pijet freskuese – kanë përmbajtje të lartë të kafeinës, sheqerit dhe aditivëve kimik  të cilët mund të shkaktojnë dëmtime  intestinale dhe gastrite tek fëmijët. Gjithashtu mund të shkaktojnë edhe shqetësime në gjumë.

Salçiçet – janë një nga burimet kryesore të mbytjes tek fëmijët. Kanë madhësinë e fytit të fëmijës, gjë që e bën të vështirë gëlltitjen duke bërë që shumë shpejtë fëmija të mbetet pa frymë.

Peshku shpat dhe toni i kuq – janë peshq me përmbajtje të lartë merkuri (zhive) dhe fëmijët nuk duhet ti konsumojnë ato deri në moshën 3 vjeçare.

Konservat – përmbajnë shumë kripë dhe shumë  konservantë në mënyrë që të kenë afat më të gjatë të përdorimit.

Sallamrat – kanë përmbajtje të lartë yndyre dhe kripe

Lëngjet e paketuara – është mirë që të evitohen dhe të përgatiten në shtëpi, në mënyrë që të shmanget përmbajtja e lartë e sheqerit dhe komponentëve të tjerë të dëmshëm për shëndetin e fëmijës.

Shpërndaj