Hap për lehtësimin e shtatzanisë!

Mungesa e informacionit rreth periudhës pjellore në ciklin mujor të një gruaje,  është arsyeja numër një për dështimin e shtatzanisë. Njohuritë rreth ovulimit dhe njohja e simptomave të ovulimit , rrisin mundësitë e  mbetjes shtatzanë tek çdo grua.

A e dini se …..

Një grua mund të lindë me mbi një miljon  qeliza vezore të pa pjekura. Gjatë rritjes dhe zhvillimit fizik shumë prej tyre shkatërrohen. Gjatë pubertetit numëri i tyre është i përgjysmuar dhe këto qeliza vezoresh presin mundësinë e tyre për pjekje të plotë gjatë ciklit mujor të gruas gjatë procesit të ovulimit.  Pasi ovulimi është proces në të cilin normalisht çlirohet vetëm një çelizë vezore, rreth  450 prej tyre arrijnë ta bëjnë këtë gjatë gjithë jetës së gruas. Zakonisht vetëm disa qeliza vezoresh përdoren në procesin e fekundimit dhe shatatzanisë në periudhën riprodhuese të gruas.

11 pyetjet më të zakonshme rreth fertilizimit invitro

‘Babai’ I fëmijës së parë I konceptimit invitro është fiziologu Robert Edwards I cili I pari e kreu këtë procedure në vitin 1978. Gjeniaeliteti I tij u kurorëzua me çmimin Nobel në mjekësi në vitin 2010, kur në botë tashmë kishin lindur 4 milion fëmijë invitro. Në botën perëndimore 1-2% e fëmijëve kanë lindur me anë të fekondimit biomjekësor, dhe zbatimi I kësaj procedure është gjithnjë e në rritje.

A është vera pushim edhe për rrugët respiratore?

Stina e dimrit kaloi dhe tani është koha të merrni frymë! Nuk ka më viruse, baktere, ftohje, gripëra, etj.  por a është stina e verës pushim për infeksionet e frymëmarrjes? Në periudhën e verës ‘ fshihen’ baktere të cilat shkaktojnë pneumoni anormale në mushkëri. Për këtë arsye ju ofrojmë disa informacione bazë të dobishme në lidhje me pneumoninë Legionela dhe Mikoplazma.

Ligionela

Nga se shkaktohet?

Kjo shfaqet në formën e epidemive të vogla apo më të mëdha në stinën e verës apo në fillim të vjeshtës.

Simptomat: ethe, rrëqethje, rraskapitje, kollë, dhimbje të muskujve. Dhimbje koke, të cilat fillojnë nga dita e dytë deri në ditën e katërmbëdhjetë (2-14)  nga kontakti me bakteren.

Çdo gjë që duhet të dini në lidhje me verdhëzën tek të porsalindurit

Erdhi momenti i shumëpritur, tashmë jeni bërë nënë! Ndërsa ende jeni duke u mësuar me rolin tuaj të ri, doktori ju thotë se bebja juaj ka verdhëz. Mos u frikësoni, kjo është diçka mëse normale. Ju japim përgjigje për pyetjet më të zakonshme në lidhje me verdhëzën tek të porsalindurit.

Çfarë është verdhëza?

Verdhëza tek të porslindurit është një gjëndje e cila shfaqet për shkak të rritjes së sasisë të bilirubinit në gjakun e fëmijës. Bilirubini (një komponim i ngjyrës së verdhë) është një produkt normal i ndarjes së qelizave të kuqe të gjakut. Pas përpunimit në mëlçi, ai largohet nga organizmi nëpërmjet sistemit të zorrëve. Tek të porsalindurit ka një mungesë ekuilibri ndërmjet prodhimit dhe eliminimit të bilirubinit për shkak të të cilit ndodh rritja e vlerave të bilirubinit në qarkullim. Verdhëza tek të porsalindurit është klinikisht e dukshme rreth 50% tek foshnjat të cilët kanë linduar në afatin e duhur,  dhe rreth 80% tek foshnjat të cilët kanë lindur para kohe. Verdhëza zakonisht kalon pa nevojën e ndonjë trajtimi apo me ndërhyrje minimale.

A ka fëmija im kapsllëk?

Ky është shpesh problem i cili është vështirë të zbulohet: kapsllëku tek bebet apo fëmijët e vegjël.

Statistikat tregojnë se 30%  e fëmijëve kanë kapsllëk gjatë fëmijërisë. Simptomat e kapsllëkut  mund të vërehen me vështirësi. Këtu do të lexoni se në çfarë duhet të bëni kujdes: 

7 këshilla për qëndrimin e fëmijës tuaj në karrige të lartë

A mendoni se karriget e larta janë të sigurta për fëmijën tuaj? Janë rritur në mënyrë alarmante lëndimet tek fëmijët si rezultat i rënies nga karriget e larta. Lëndimet zakonisht janë tronditje, mavjosje apo çarje në pjesë të kokës apo fytyrës. Dy të tretat e fëmijëve janë lënduar për shkak të rënies nga karrigia. Mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijët tuaj nga këto rënie, është përdorimi i karrigeve të veçanta të dizejnuara për fëmijët e vegjël. Patjetër duhet t’i lidhni ata me rripin që posedojnë vetë karriget.

5 arsye përse personat më të moshuar me probleme në zemër duhet të kryejnë ushtrime

Ushtrimet janë të domosdoshme për të gjithë të rriturit, veçanërisht për ata persona të cilët kanë probleme me zemrën. Këto janë pesë arsyet kryesore përse personat më të moshuar duhet të kryejnë ushtrime:

1.       Optimizoni shëndetin tuaj të zemrës

Ushtrimet e rregullta kardiovaskulare të kombinuare me ushqim të shëndetshëm, do të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjet e zemrës. Ushtrimet e duhura kardiovaskulare mund të ndihmojnë në qarkullimin dhe rregullimin e tensionit të gjakut dhe në kontrollin e diabetit. Aktiviteti i rregullt fizik  dhe të ushqyerit shëndetshëm, përmirësojnë shëndetin tuaj duke ulur kolesterolin LDL (kolesterolin e keq), vlerat e triglicerideve, dhe duke rritur nivelet e kolesterolit HDL (kolesterolit të mirë).

7 rregula të rëndësishme për stërvitje në verë

Vera është stina e cila ju mundëson kryerjen e stërvitjes jashtë, por për shkak të të nxehtit të madh dhe të lagështisë, jeni më të prekur ndaj lëndimeve, për këtë arsye është e nevojshme të bëni një plan para se të filloni me stërvitjen. Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë që ta bëni stërvitjen tuaj më të rehatshme dhe më të freskët madje edhe kur rriten temperaturat.

5 këshilla të dobishme për gratë shtatzëna në verë

Për shkak të temperaturave tepër të larta, stina e verës mund të jetë tepër e mundimshme dhe stresuese për gratë shtatzëna. Sigurisht, duhet t’ju kujtojmë disa këshilla të dobishme  të cilat do t’ju ndihmojnë për tu përballur më lehtë me verën përvëluese dhe ndryshimet e papritura të presionit të ajrit.

Kur nuk duhet të shqetësoheni për temperaturën e fëmijës tuaj?

Të dridhurat tek fëmijët mund t’i frikësojnë dhe shqetësojnë prindërit, sidomos ata të cilët janë bërë prindër për herë të parë. Çdo fëmijë gjatë fëmijërisë ka kaluar ethe gjatë natës edhe pse mund të keni qenë tepër të kujdesshëm! Është tepër e rëndësishme se si duhet të veprojnë prindërit gjatë këtij mëmenti. Së pari, disa këshilla për të matur temperaturën e fëmijës tuaj: