A është nishani diçka e zakonshme apo mund të shndërrohet në melanoma?
Shenja e parë e melanomës është ndryshimi i madhësisë, ngjyrës apo i formës së nishanit. Melanomi mund të shfaqet dhe si një ‘njollë’ e re, e cila duket si e pazakontë me një pamje të zezë dhe të shëmtuar.
Mbani mend: nishanët që të gjithë i kemi, zakonisht i kemi që nga lindja, ose shfaqen deri në moshën 40 vjeçare, më pas zbehen. Për të mbajtur mend se në çfarë duhet të bëni kujdes, kujtoni 4 gërmat e para të alfabetit ‘ABCD’.
A e dini dallimin mes frutave dhe perimeve?
Sipas botanistëve, fruti zhvillohet nga lulet. Gjithashtu, kjo është pjesë që përmban vetë fara e frutit. Lloje të tjera të bimëve konsiderohen perime. Ato përfshijnë kërcellin, gjethet dhe rrënjët – madje dhe lulen e sythit apo gonxhes.
Bimët e mëposhtme teknikisht janë fruta:
Avokado, fasule, misër, kastravec, drithëra, arra, fruta të thata, ullinj, speca, kungull, domate dhe farat e lule diellit.
Te perimet përfshihen: selino (kërcelli), marule ( sallata jeshile), lulelakër dhe brokoli, panxhari, patatet dhe karrotat.