10 këshilla për të qenë të lumtur
1- Duhet të jeni të kënaqur
Nëse nuk jeni të kënaqur nga ajo çfarë tashmë keni, vështirë se ndonjëherë do të jeni të kënaqur. Vendosni qëllime reale në jetë dhe kënaquni me çdo arritje të tyre.
2- Duhet të jeni optimistë
Njerëzit të cilët mendojnë me optimizëm dhe e shohin botën ngjyrë rozë, janë shumë më të lumtur. Në rast se keni ndonjë problem i cili ju shqetëson, është mirë që ti ndani ndjenjat tuaja me dikë, mundohuni të shikoni dhe anët pozitive të asaj gjëje e cila ju shqetëson, duke bërë që të ndiheni më mirë.
Mos harroni, ju vendosni se në çfarë këndvështrimi i shikoni gjërat, nëse gota është gjysmë plot apo gjysmë bosh.
Pije e shëndetshme e cila eliminon celulitin
Celuliti është armiku më i madh i çdo gruaje, një makth i cili i jep lëkurës një pamje jo të rrafshtë të ngjashme me lëkurën e portokallit, në pjesën e kofshëve të vitheve dhe në pjesën e barkut. Celuliti shfaqet nën ndikimin e shume faktorëve, mund të jetë gjenetike, hormonale, pamjaftueshmëri e ujit në trup, të ushqyerit të keq, mungesa e aktivitetit fizik, etj.
Zgjidhja e këtij problemi është lëngu I frutave të tharta dhe xhenxhefil. Ky lëng frutash jo vetëm që do t’ju freskojë gjatë ditëve të nxehta të verës, por gjithashtu do t’ju ndihmojë që ta eliminoni sa më shpejtë celulitin në pjesët më delikate të trupit tuaj.