Si ndikon gjumi I mirë në lëkurën tuaj?
Është e vërtetë se sa më gjatë të flini aq më e bukur bëhet lëkura juaj. Gjatë kohës që ju flini, lëkura juaj qetësohet dhe rigjenerohet, prandaj kur zgjoheni në mëngjes pas një pushimi të mirë, dukeni të freskët dhe të relaksuar, ndërsa lëkura e fytyrës ju shkëlqen. Gjithashtu, sa më shumë të flini, aq më e pastër do të jetë lëkura juaj. Mungesa e gjumit mund të shkaktojë stres, duke bërë që në fytyrën tuaj të shfaqen puçrra, kjo gjë ndodh madje edhe tek të rriturit. Sipas një studimi, është treguar se nxënësit apo studentët gjatë periudhës së provimeve, të cilët janë në stres, kanë më tepër puçrra se normalisht.
Bëni tifo me ushqim të shëndetshëm
Është ora 20pm dhe ju ndiqni ndeshjet e shumëpritura të Kupës Botërore të Futbollit. Ju ka marrë uria dhe stomaku juaj fillon të gurgullojë. Tani jeni në dilemë nëse duhet të hapni patatinat me shumë erëza apo akulloren me çokollatë.
Duhet të jeni vërtet të vëmendshëm ndaj këtyre ushqimeve. Ky vakt në orët e vona të mbrëmjes mund të prish ritmin e të ushqyerit dhe mund të rrisë mundësitë për shtimin e kileve të tepërta. Për të qënë më të saktë, të ngrënit gjatë këtyre orëve të vona, mundet vetëm të ndryshojë ritmin e metabolizmit.