A keni frikë nga e premtja 13?
Frika ndaj të premtes 13
A i trembeni ditës së premte me datë 13? Nëse përgjigjia juaj është ‘po’ duhet të dini se nuk jeni vetëm. Ekspertët thonë se mbi 20 milionë njerëz në botë kanë frikë ndaj kësaj dite të ashtuquajtur ‘ditë pa fat’. Psikologët thonë se njerëzit përpiqen në çdo mënyrë që ta shmangin këtë ditë.
Njerëzit përdorin mënyra të ndryshme që t’a anashkalojnë ditën e premte me datë 13. Në këtë ditë ata nuk shkojnë në punë, nuk shpenzojnë para, nuk marin vendime të mëdha, nuk blejnë shtëpi, nuk lidhin kurorë, nuk hanë nëpër restorante, etj. nga e gjithë kjo, nëse asgjë tjetër, rezulton në rënien e ekonomisë botërore në nivel ditorë. Statistikat e fundit të kryera në popullsinë amerikane thonë se kjo ditë kushton 800 – 900 000 000 dollarë.