Presioni i ulët i gjakut
Shumë shpesh flitet për pasojat e presionit të lartë të gjakut, dhe pothuajse nuk flitet fare për presionin e ulët të gjakut. Kjo për shkak se nga presioni I ulët nuk mund të shkaktohet vdekja por vetëm mund të ndikojë në cilësinë e jetesës.
Ajo shfaqet shpesh tek moshat e reja dhe te ato më të vjetra, me plakjen enët e gjakut humbasin elasticitetin dhe vlerat e presionit të gjakut rriten gradualisht. Nëse presioni I ulët I gjakut është I shoqëruar me simptoma të caktuara, apo normalisht nëse presioni I gjakut është më I lartë se zakonisht dhe kjo ndodh shumë shpejt, dhe papritur, pra nëse keni ulje të vlerave më shumë se 20mmHg, atëherë ju duhet të ndërmerrni disa masa të caktuara. Kjo situate mund të tregojë rrjedhjen e pamjaftueshme të gjakut perms organeve vitale dhe mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve të rënda.