Disa këshilla se si ti kaloni pushimet në mënyrë të sigurt nëse vuani nga sëmundjet e zemrës

Verë! Pushime verore! Si të përballemi me to?

Pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës, veçanërisht ata të cilët kohët e fundit kanë zbuluar se vuajnë nga ndonjë sëmundje e zemrës, ndjejnë frikë dhe shpesh pyesin se çfarë  rekomandohet për ta?

Kur temperatura e jashtme ngrihet mbi 30 gradë Celsius, veçanërisht në kushte të lagështisë së lartë të ajrit , duhet të jeni të kujdesshëm. Më të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të zemrës kanë probleme më të mëdha. Pothuajse në çdo familje ka një anëtarë që vuan nga sëmundjet e zemrës. Shumë shpesh ndodh që gjatë verës personat të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës të mos I shijojnë pushimet verore. Me pak vëmendje në lidhje me nevojat e tyre specifike dhe pushimet verore, edhe ata mund ti shijojnë pushimet, madje mjaft mirë.