Udhëzues për dëmtimet e trurit
Truri juaj është i mbrojtur mirë ndaj lëndimeve të jashtme. Ai ndodhet në brendësi të kokës, i mbrojtur nga struktura e kockave që ndyshe këtë strukturë e quajmë kafkë. Gjithashtu ekzistojnë dhe shtresa të membranave dhe lëngje të cilat me siguri e ruajnë trurin tuaj nga lëndimet. Por, pavarësisht kësaj helmete natyrore, truri juaj përsëri mund të lëndohet, dhe dëmtimi mund të jetë tepër i rëndë. Lëndimet në kokë shkaktojnë vdekjen ose invaliditet të përhershëm në mijëra njerëz mbarë në botë, çdo vit. Sipas të dhënave statistikore, më shumë se gjysma e njerëzve të cilët kanë marrë lëndime në kokë, kanë përfunduar në mënyrë fatale.