Vitalë edhe pas moshës 65 vjeçare

Nuk duhet të lejoni që vitet t’ju bëjnë dembelë dhe t’ju pengojnë në aktivitet tuaja të përditshme, aktivitete të cilat i keni kryer edhe në moshë më të re. Prandaj, edhe për më të moshuarit ekzistojnë ushtrime të veçanta të cilat do t’i mbajnë ata në formë dhe do të përmirësojnë gjendjen e tyre shëndetësore.

Ekspertët thonë se një shëtitje e shkurtër prej 30 minutash është e përkryer për të filluar me këtë mënyrë jetese. Shëtitni gjysëm ore, nëse jeni të lodhur, pushoni pak, mblidhni forca dhe filloni përsëri me shëtitjen.personat të cilët merren me aktivitete fizike përfitojnë shumë më tepër sesa ata të cilët e humbasin kohën e tyre duke qëndruar shtrirë në divan dhe duke parë televizor, në vënd që ta zëvendësojnë këtë me një shëtitje të shkurtër. Për më tepër, nuk është e nevojshme që të djersitni për ta arritur efektin e duhur.