Shkaqet e shfaqjes së kancerit në gji

Arsyeja e shfaqjes së kësaj sëmundje nuk është ende e njohur. Mjekët thonë se kanceri i gjirit shfaqet kur disa qeliza rriten jashtë normales. Këto qeliza përhapen shumë më shpejtë nga ato të shëndetshmet dhe akumulohen duke formuar një gungë apo masë dhe të njejtat mund të përhapen nëpër gji në nyjet limfatike ose në pjesë të tjera të trupit.
Kanceri i gjirit zakonisht formohet ose nis tek qelizat të cilat janë të vendosura tek kanalet të cilat prodhojnë qumësht (kancer duktal invaziv). Kanceri i gjirit gjithashtu mund të formohet tek gjendrat e indeve të quajtura (kancer lobular invaziv), ose në qelizat e tjera në gji.