Rritja e sëmundjeve reumatoide
Artriti reumatoid është një sëmundje kronike dhe progresive autoimune, e cila shkakton inflamacion dhe dhimbje në nyje dhe indet përreth nyjeve. Inflamacioni fillon në membranën e kyçeve e cila i mbron dhe i mundëson ushqim kyçeve , kërcit dhe i bën ato më të lëngshme. Në kuadër botëror nga kjo sëmundje vuajnë 1 % e popullsisë dhe raporti femër mashkull është 3:1. Ekzistojnë dy lloje: faza e fillimit: tek e cila simptomat zgjasin më pak se 3 muaj, si dhe artrit reumatoid i diagnostikuar tek i cili ekzistojnë simptomat e inflamacionit dhe ënjtja e kyçeve.
1 minutë në ditë e cila mund të zbulojë se në çfarë gjendje ndodhet organizmi juaj
Këshilla të dobishme për kontrollin sistematik që ju mund të bëni në shtëpi për më pak se një minutë.
Shikoni sytë
E bardha e syrit mund t’ju thotë shumë në lidhje me shëndetin tuaj. Ajo duhet të ketë ngjyrë të bardhë, ndërsa ngjyra e kuqe shkaktohet nga kapilarët e vegjël të cilët për shkaqe të caktuara përhapen dhe bëhen të dukshme. Por e bardha e syrit mund të shndërrohet edhe në ngjyrë të verdhë. Mundohuni t’a vëzhgoni për 7 ditë me rradhë të bardhën e syrit në dritën e ditës. Nëse keni ndryshim të ngjyrës, atëherë shkaku i kësaj mund të jetë lodhja, mundimi, alergjia apo irritime të ndryshme, prandaj është koha të kërkoni ndihmë nga okulisti/ oftamologu.