Kryerja e kontrolleve të rregullta mund t’ju shpëtojë jetën

Kanceri i gjirit shërohet, por duhet të zbulohet në kohë. Në vijim ju shpjegojmë se cilat teste dhe procedura përdoren në diagnozën e kancerit të gjirit:

Ekzaminimi klinik i gjirit

Doktori do të kryej një kontroll të gjinjvë tuaj, në mënyrë që të përcaktojë nëse ndodhen kokrra apo anomali të tjera në gji.

Mamografi

Mamografia ka të bëjë me imazhin e gjirit. Këto pajisje zakonisht përdoren për diagnozën e kancerit të gjirit. Për çdo grua mbi moshën 40 vjeçare rekomandohet kryerja e mamografisë një herë në vit. Nëse keni në familje të sëmurë nga kanceri i gjirit, me kontrollet mamografike duhet të fillohet shumë më herët.

Ushqehuni shëndetshëm

Që të ushqeheni shëndetshëm nuk do të thotë të ndiqni rreptësisht ndonjë dietë, të jeni tepër të dobët dhe të hiqni dorë nga ushqimi juaj i preferuar. Ushqehuni shëndetshëm para së gjithash që të ndiheni mirë, të keni më tepër energji dhe të stabilizoni gjendjen tuaj shpirtërore. Nëse jeni të lodhur nga “ekspertët” të cilët vazhdimisht ju thonë se cili është ushqimi i duhur për ju dhe cili jo, besoni se nuk jeni vetëm ju.