Merrni frymë siç duhet për një jetë më të gjatë

Frymëmarrja e duhur mundëson kalimin e sasisë optimale të oksigjenit nëpër gjak deri tek çdo qelizë duke e ushqyer në këtë menyrë trupin siç duhet.

Në kushtet e jetës moderne dhe të ekspozimit ndaj stresit të përditshëm dhe ndotjes, një numër i madh i njerëzve nuk marrin frymë siç duhet. Kur frymëmarrja është e cekët, në këtë pasojat i vuajnë trupi dhe truri, të cilët në fakt mbeten të ‘uritur’. Me frymëmarrje të cekët rritet sasia e ajrit të ndenjur në pjesët e poshtme të mushkërive, duke bërë të pamundur procesin e largimit të toksinave nga trupi (me frymëmarrje trupi lëshon rreth 70% të toksinave të përgjithshme). Nëse nuk merrni frymë siç duhet, ky proces ngadalësohet dhe kjo bën të mundur zhvillimin e shumë sëmundjeve.