Ekokardiografia fetale – një ekzaminim i detyrueshëm për të gjitha gratë shtatzëna nga java e 19 deri në javën e 24.

Ekokardiografia fetale është metoda e cila lejon zbulimin e defekteve të zemrës tek fetusi që në fazën e hershme të shtatzënisë. Duke i ndjekur trended globale, por edhe per shkak të përqindjes së lartë të anomalive të lindura në zemër tek grupet e parrezikuara tek shtatzënat, ekokardiografia fetale në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ është futur si një skrining rutinë në diagnozën prenatale të anomalive strukturore tek zemra e fetusit. Shumë prindër nuk e dinë se prania e defekteve të lindura të zemrës është nga 6-8 nga 1000 lindje të gjalla. Të dhënat statistikore të marra nga qendrat referente të cilat merren me ekografinë fetale tregojnë se prania e anomalive të zemrës të lindura, është më e madhe se 6-8 nga 1000 fëmijë të porsalindur. Sot, mjekësia, teknologjia dhe eksperienca mund të ofrojnë një diagnozë të saktë dhe trajtim të përshtatshëm pothuajse tek çdo lloj anomalie të zemrës. Për rëndësinë e këtij skriningu biseduam me Dr. Dashko Dimeski dhe Dr. Svetlanan Krstevska-Blazhevska, kardiologë pediatër në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.