Stresi dhe depresioni janë një nga shkaqet e humbjes së potencës mashkullore
Pakënaqësia dhe ndjenja negative mund të përcillen edhe në shtrat. Këta paciantë marrin dhe antidepresivë të cilët gjithashtu janë shkak i mosfunksionimit erektil. Por procesi mund të jetë edhe i kundërt –për shkak të mosfunksionimit erektil pacientët mund të vuajnë nga depresioni.
Meshkujt ngadalë fillojnë të flasin për problemin dhe të kërkojnë zgjidhje. Unë, si urolog, i kurajoj të gjithë meshkujt të cilët përballen me problemin e mosfunksionimit erektil, të mos kenë turp dhe të mos e fshehin këtë problem, sepse ka zgjidhje për të.