Si të forcohet imuniteti?

Rreziku prej infeksioneve për fëmijën gjatë qëndrimit në çerdhe ose shkollë, duhet të pritet se do të sëmuret më shpesh se sa më parë, veçanërisht gjatë vitit të parë ose dy vjet pas lindjes.

“Nuk ekziston formulë magjike e cila do ta forcojë imunitetin e fëmijës dhe do ta mbrojë prej infektimeve të mundshme”, thotë dr. Dushko Fdanovski, shef i Repartit për pediatri në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina”. “Pjekuria mendore dhe motorike e fëmijës është faktor i rëndësishëm për adaptimin më të lehtë në kushte të reja, e kështu edhe zhvillimi i imunitetit dhe rezistenca ndaj infektimeve shtohet me rritjen, gjegjësisht ashtu si fëmija rritet ashtu bëhet më i rezistueshëm ndaj infektimeve”, thotë dr. Fidanovski.