Me kontrolle të rregullta parandaloni karcinomën e vezoreve
Problemi femëror – karcinoma e vezoreve
Vezoret janë dy organe të vogla, të cilat gjenden në të dy anët e mitrës. Ato e prodhojnë hormonin estrogjen, të cilat janë përgjegjëse për paraqitjen e ciklit menstrual çdo muaj. Vetëm me ngritjen e vetëdijes te pacientet dhe kontrollet e rregullta pengohet, por edhe zbulohet herët karcinoma e vezoreve, e prandaj gra të nderuara caktoni menjëherë kontrollin tuaj gjinekologjik.