Viruset shkaktojnë inflamacion edhe të muskujve

Viruset më së shpeshti shkaktojnë inflamacion të kanaleve respiratorë. Edhe pse më së shpeshti ky është inflamacion, viruset janë “shkaktarë” edhe për inflamacion të organeve dhe indeve tjera, mes të cilave edhe muskujve. Dhe kur viruset do të shkaktojnë inflamacion të muskujve, paraqitet dhimbje, ndërsa fëmijët nuk mund të qëndrojnë dhe të ecin, e kështu mjekët thonë se ata kanë miozitis.