Tumoret e palcës kurrizore
Qelizat e sistemit qendror nervor, rriten dhe shumohen sipas një rregulli të caktuar dhe të kontrolluar. Në raste të caktuara, kur ky proces del jashtë kontrollit, qelizat shumohen në mënyrë të pakontrolluar, duke krijuar një masë tumori. Si dhe të gjitha tumoret tjera, tumoret në palcën kurrizore mund të jenë beninje ose malinje. Tumoret beninje rriten ngadalë dhe janë të kufizuara, simptomatologjia e tyre zhvillohet gradualisht dhe në mënyrë progresive. Tek tumoret malinje qelizat shumohen në mënyrë të pakontrolluar dhe shpejtë dhe e infiltrojnë edhe indin fqinj, e me këtë japin simptomatologji të shpejtë zhvillimore neurologjike.
Bakteret të cilat i sulmojnë fëmijët
Stafilokoku aureus, moraksela kataralis dhe streptokoku pneumonia janë bakteret më të shpeshta të cilat gjenden në hundën e fëmijëve të vegjël. Mu këto baktere janë problemi më i madh i cili i mundon prindërit. Ato kushtimisht janë patogjenë, që do të thotë se nuk duhet dhe medoemos të mjekohen me antibiotikë. Por, në situatë të dhënë nëse fëmija sëmuret prej sëmundjes virusale, me çka do të binte imuniteti i përgjithshëm dhe lokal në hundë, ato mund të shumohen më tepër dhe të paraqesin rrezik. Te 70% t fëmijëve të shëndetshëm më hundë gjendet bakteri streptokoku pneumonia. Gabimi më i madh është kur prindi në bazë të gjetjes mikrobiologjike i jep antibiotik, bile edhe kur fjala është për antibiotik lokal në hundë.