Kanceri i veshkave
Si edhe të gjitha organet në trup, ashtu edhe veshkat janë të ekspozuara ndaj sëmundjeve malinje. Edhe pse nuk janë aq të shpeshta, hulumtimet tregojnë se numri i pacientëve të cilët janë të sëmurë nga sëmundjet malinje në veshkë po rritet. Statistikat flasin se paraqitet te 3-5 pacientë në 100.000 ose në Maqedoni çdo vjet zbulohen prej 80 deri 100 raste të reja. Ky lloj i kancerit më shpesh paraqitet në moshën më të avancuar dhe shumë më i shpeshtë është te popullata mashkullore. Ekzistojnë dy lloje të karcinomit të veshkave – njëri e sulmon koren e veshkës, ndërsa tipi tjetër e sulmon palcën e veshkës, kanalet, pelvisi i veshkës dhe kanalet e urinës.
Kthimi i zërit pas kancerit në fyt
Laringetomi totale është intervenim i cili bëhet që të hiqet kanceri në fyt me heqjen e tërësishme të laringut. Ky intervenim lë një sërë pasojash te pacienti, ndërsa pasoja më e rëndë prej këtij intervenimi është humbja e përhershme e zërit. Por, për fat gjatë 10 viteve të fundit aplikohet metoda moderne për rehabilitim të zërit me vendosjen e protezave të zërit.