Kur duhet të bëni incizim të dhëmbëve?

Një numër i madh i sëmundjeve dhe indeve fqinje nuk do të zbuloheshin nëse pacienti nuk bën incizim rëntgeni me kohë. E gjithë ajo që nuk mund të shihet gjatë kontrollit të zakonshëm stomatologjik mund të shuhet pikërisht me këtë procedurë. Prej gjendjes së dhëmbëve, rrënjëve, vendosjes së nofullave e deri te përbërja e përgjithshme deri te eshtrat faciale. Ky mjet i rëndësishëm diagnostikues mund të ndihmojë që të vërtetohet prezenca ose shkalla e sëmundjes parodontale (mishrave të dhëmbëve), kariesi, abscesi dhe shumë gunga anormale, siç janë cistet dhe tumoret, por edhe ta tregojë lokacionin e saktë të dhëmbëve të impaktuar dhe dhëmbë të cilët nuk janë zhvilluar tërësisht.  

Edhe fëmijët kanë dhimbje të kokës

Kur përmenden dhimbjet e kokës shpesh mendohet se vetëm të rriturit ballafaqohen me këtë problem. Por, edhe shumë fëmijë kanë dhimbje koke, të cilat paraqiten prej shkaqeve të njëjta si edhe te të rriturit. Dhimbjet e kokës te fëmijët janë shkaku i shpeshtë për konsultim me neurologun pediatër. Si edhe te të rriturit edhe te ata ekzistojnë më shumë tipa të ndryshëm të dhimbjes së kokës, si dhe dhimbje koke periodike të tipit të migrenës ose dhimbjes  tenzike të kokës (të shkaktuara prej stresit), por edhe dhimbje koke kronike të përditshme. Simptomat fillojnë shpesh padite vonë dhe zgjatin 1 deri 4 orë. Numri më i madh i dhimbjeve të kokës në fëmijëri nuk janë lidhur me gjendje serioze, por me regjim joadekuat të pushimit, probleme në familje ose shkollë, ushqim dhe aktivitetin fizik te fëmijët.