Vetëm 11 % e grave, paraqiten në thirrjen për PAP test, madje edhe atëherë kur ky test është pa pagesë

Më shumë se 30 gra në vit e humbin betejën me kancerin e qafës së mitrës. Në vitin 2008 kanë humbur jetën 43 gra, në vitin 2012 e kanë humbur betejën me këtë sëmundje 38 gra. 

Edhe pse është një nga llojet e rralla të kancerit të cilët mund të shërohen 100% nëse zbulohet në kohë, kanceri i qafës së mitrës është një nga shkaqet kryesore të vdekjes së grave në Maqedoni.

Nga kjo sëmundje e keqe, diagnostikohen më shume se 250 gra në vit, ndërkohë qe vdesin të paktën 30. Edhe pse rritet numri i personave në lidhje me shqyrtimin e programeve të PAP testit, përsëri, kontrollohen 11% e femrave të cilat i përkasin moshës 23 deri në 60 vjeçare,  të cilat i përkasin grupit të shfaqjes së kancerit në qafën e mitrës.