Intoleranca në ushqim
Reagimi i organizmit ndaj disa llojeve të caktuara të ushqimit, mund të ndodhë në çdo moshë, kjo është një karakteristikë që pothuajse shfaqet tek ushqimet të cilat konsumohen shpesh apo çdo ditë.
Sipas studimeve mjekësore, intoleranca ushqimore është një problem në rritje dhe prej saj vuajnë rreth 20% e popullsisë në botë. Reagimet si pasojë e mbindjeshmërisë ndaj ushqimit dhe përbërësve të tij, mund të manifestohen si intolerancë në ushqim apo si alergji ndaj ushqimit. Intensiteti mund të jetë nga ai i butë deri tek ai intenzivisht i fortë, madje dhe i rrezikshëm për jetën.