Zemra juaj në 3D

Pas elektrokardiogramit (EKG) ekokardiografia ose ekoja  e zemrës, zakonisht është shqyrtimi joinvaziv i zemrës. Dr. Bushljetiq, kardiolog intervent në Acibadem Sistina, shpjegon se kontrolli kardiologjik nuk është i plotë nëse nuk kryhet eko e zemrës.  Ky kontroll shërben për të matur madhësinë e të gjitha pjesëve të zemrës “fuqinë e pompës” së zemrës si dhe ndërtimin dhe funksionimin e valvulave. Këto parametra lejojnë zbulimin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës, monitorimin e sëmundjes dhe efektet e trajtimit.

Si ti lehtësoni simptomat e migrenës

Migrena është një nga llojet më të zakonshme të dhimbjes së kokës, dallohet përsa i përket pulsimit intenziv të kokës i cili zakonisht është më i fortë në njërën anë të kokës. Dhimbja është aq e fortë saqë mund t’ju pengojë në aktivitetet e përditshme të cilat zgjasin më tepër 3-4 orë ose për disa ditë nëse nuk trajtohet.  Studimet tregojnë se çdo ditë rritet numri i personave që vuajnë nga dhimbja e kokës për shkak të migrenës, mund të themi se mbi 20% e njerëzve përballen me këtë problem.  Dhimbjet migrenoze të kokës janë shumë më të shpeshta tek gratë, ndërsa tek meshkujt dominon një lloj tjetër, dhimbje koke vaskulare e njohur si dhimbje koke ‘klaster’ e cila ka simptoma të ngjashme me migrenën.

Mbroni veten dhe familjen tuaj nga helmimi me salmonella

Mënyra se si përgatitni ushqimin, kontakti me kafshët I cili mund të jetë burim kryesor i salmonelës dhe të ushqyerit me ushqim  me origjinë dyshuese, mund të jetë një nga arsyet kryesore për helmimin me salmonela.

Salmonela është një bakterie e cila sulmon sistemin e zorrëve dhe shkakton helmim nga ushqimi. Simptomat mund të jenë të lehta, porn ë disa raste helmimi është aq I rrezikshëm saqë mund të kërcënojë edhe jetën.

Lexoni këshillat tona se si duhet të mbroheni ju dhe familja juaj nga helmimi me këtë bakterie të rrezikshme.