Gjashtë shenja paralajmëruese për shëndetin vaskular

Nëse keni këmbë të ftohta dhe keni pësuar ndryshim të thonjve  dhe lëkurës së këmbëve, nëse keni dhimbje të pëllëmbës së këmbës gjatë ecjes, nëse çdo 50 metra duhet të ndaloni për të pushuar nga dhimbja, ose nëse keni ndryshime, shfaqje të pikave të zeza në këmbë , konsultohuni menjëherë me mjekun. Gjatë kryerjes së kontrollit do të vërehet nëse keni sëmundje të arterieve, dhe nëse keni, duhet të filloni me trajtimin, pasi çdo plagë, sado e vogël që të jetë e shkaktuar nga prerja e thonjve apo çdo shtrëngim i këmbës nga këpucët, mund të jetë një hyrje për infektimin e plagëve.