Shtatzënia dhe epilepsia
Planifikimi dhe kujdesja e shtatzënisë nga persona ekspewrtë, është parakushti më i madh për përmbushjen e dëshirës së grave me epilepsi për të patur fëmijë të shëndetshëm. Të gjitha ilaçet antiepileptike, kanë potencial për të shkaktuar keqformime tek fetusi, por ky potencial nuk është dhe aq i madh siç ka qënë më parë. Në përgjithësi, rreziku është i vogël dhe këto gra mund të lindin fëmijë të shëndetshëm. Për shtatzëninë dhe epilepsinë, biseduam me neurologen dr. Tatjana Çepreganova Çangovska në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.