Si të përballeni me dhimbjet në qafë?
Qëndrimi ulur pranë kompjuterit për një kohë të gjatë, mungesa e aktivitetit fizik kanë bërë që pothuajse çdo person i dytë të vuaj nga një lloj dhimbje apo ngurtësim në qafë. Kjo situatë është bërë serioze deri në atë pikë saqë në literaturën mjekësore është futur edhe një term i ri „text neck“ i cili lidhet me ndryshimet në qafë të shkaktuara nga të qëndruarit, shikuarit apo shkruajturit gjatë në telefon apo tablet. Të gjitha këto zakone apo veprime në shoqërinë moderne përshpejtojnë procesin degjenerativ të shtyllës kurrizore në pjesën e sipërme të qafës, prandaj gjithnjë dhe më shumë ka pacientë të rinj. Kur flasim për dhimbje në qafë, sipas Prof. Dr. Kiril Lozance, neurokirurg në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’, ka dy lloje të dhimbjes akute dhe kronike.
Pamja e thonjve tuaj flet për shëndetin tuaj
Thonjtë janë një simbol plus i feminilitetit, bukurisë dhe stilit. Thonjtë e shëndetshëm dhe me shkëplqim, ndryshe nga thonjtë e hollë dhe të thyeshëm pa jetë dhe pa shkëlqim, reflektojnë shëndetin tuaj. Shpesh, pamja e keqe e thonjve, sinjalizon sëmundje sistemike apo probleme me lëkurën. Jo të gjithë mund të kemi thonjë të lëmuar dhe me shkëlqim, por çdo gjë që ka të bëjë me pamjen normale të thonjve nuk duhet t’ju shqetësojë. Vëreni me kujdes thonjt dhe lëkurën përreth tyre. Çdo shenjë që mund të jetë shfaqur papritmas, mund të jetë shfaqja e ndonjë sëmundje të caktuar apo mungesë e ndonjë vitamine në trup. Lexoni cilat janë gjashtë problemet më të shpeshta të cilat shpesh mund të shoqërohen me pamjen e dëmtuar dhe pa jetë të thonjve.