Kanceri në kapakët e syve
Tumoret malinje në lëkurën e kapakëve të syve përfaqësojnë një shfaqje shumë të shpeshtë me të cilën përballen kirurgët plastik dhe oftomologët. Tumori bazo-celular i cili prek qelizat bazë të qepallave është lloji i kancerit më të shpeshtë i cili përbën rreth 85% të këtyre tumoreve dhe për këtë arsye është klinikisht më i rëndësishëm. Bëhet fjalë për tumor malinj, i cili ka një potencial të ulët për metastaza por është shumë invaziv dhe kryen shkatërrimin e organeve dhe indeve përreth, u shpreh Dr. Ilija Mostrov, specialist në kirurgjinë plastike në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’. Kanceri bazo-celular në lëkurë paraqet një nga format më të zakonshme të sëmundjeve malinje, por për shkak të potencialit të ulët të metastazave, si shkak për humbjen e jetës mund të shfaqet vetëm tek një numër i vogël i pacientëve.
Mbroni veten nga infeksioni me Esherihja koli
Esherihja koli është baktere e cila ndodhet tek zorrët e njeriut dhe ato të kafshëve. Përveç faktit që disa lloje të caktuara të baktereve janë të sigurta dhe gjenden në sistemin digjestiv, ekzistojnë edhe lloje të Esherihja kolit të cilat shkaktojnë helmim në organizëm. Simtomat e helmimit janë të ngjashme me ato të virusit të barkut, por shpesh mund të japin simptoma më të rënda dhe të zgjasin më tepër se një virozë e zakonshme në zorrë.