A është stresi shkaktar për vonesën e menstruacioneve?

Hipotalamusi dhe hipofiza janë gjendra në tru të cilat kontrollojnë ciklin menstrual, si dhe aftësinë riprodhuese të gruas. Hipofiza prodhon hormone të cilat i stimulojnë vezoret për të sekretuar hormonet e gjinisë femërore, estrogjenin dhe progesteronin. Këto hormone e përgatisin brendësinë e mitrës për të mundësuar shtatzëni.  Në rast se nuk kemi shtatzëni, atëherë  nivelet e hormoneve bien, dhe mukoza  e brendshme e mitrës copëtohet  apo rripet,  quhet gjakderdhje menstruale.

Çfarë janë ndryshimet CIN?

Neoplasia cervikale intraepiteliale apo ndryshimet CIN janë ndryshime parakanceroze të qafës së mitrës. Ato janë ndryshime në strukturën e epitelit të qafës së mitrës të cilat paraprihen  dhe nga të cilat  më tej, pas një kohe të gjatë mund të zhvillohet kancer në qafën e mitrës.  Terma të tjera të cilat përdoren shpesh për këtë patologji janë:  ndryshimet abnormale të qelizave,  ndryshimet parakancerogjene, displazia celulare, LIL ( lezione intraepiteliale me luspa),  puçrra në qafën e mitrës, etj.  Të gjitha këto terma tregojnë se qelizat abnormale janë të pranishme në qafën e mitrës, të cilat duhet të ndiqen vazhdimisht dhe të trajtohen nga gjinekologu juaj, me qëllim për të parandaluar progresimin e mëtejshëm të tyre në mënyrë që të mos arrihet deri në shfaqjen e kancerit të qafës së mitrës.  Në shumicën e rasteve, si shkak i këtyre ndryshimeve është virusi HPV, i cili është seksualisht i transmetueshëm dhe ka më shumë se 150 lloje, veçanërisht ‘lloje me rrezik të lartë’ si HPV 16,18,33,35…