A merrni mjaftueshëm vitamina?
Për sa vitamina në ditë ka nevojë organizmi ynë për të qenë i shëndetshëm dhe për të forcuar sistemin imunitar? Me siguri këtë pyetje i’a keni bërë vetes dhe fëmijëve tuaj. Nënat gjithmonë mendojnë se fëmijët e tyre nuk marrin mjaftueshëm vitamina, prandaj shtojnë suplemente në formë shurupi në ushqim për rritjen e oreksit dhe preparate të tjera të ngjashme. Por a janë këto preparate të dëmshme për organizmin dhe si manifestohet hipervitaminoza.
Si ta shuani më mirë etjen tek fëmijët?
Fëmijët janë gjatë gjithë kohës në lëvizje, gjithmonë në kërkim të gjërave të reja, të cilat i’ua shkëputin vëmendjen krejtësisht. Jeni të vetëdishëm se ndonjëherë ushqimi është një mision i pamundur. Ata edhe pse kanë etje, asnjëherë nuk ndalojnë për të pirë ujë. Ne si prindër gjithmonë shkojmë pas tyre për ti përmbushur nevojat e tyre të etjes dhe urisë. Është tepër e rëndësishme që fëmijët të jenë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta, gjatë të cilave djersiten dhe humbasin lëngje të cilat duhet patjetër të zëvendësohen.