Humbja e dëgjimit me kalimin e viteve
Edhe pse nuk e përjetojmë shumë seriozisht, humbja e dëgjimit është një nga kushtet që shkakton izolimin e personit nga jeta sociale dhe nga aktivitetet e përditshme. Personat të cilët kanë aftësi të kufizuara të dëgjimit, shpesh ndjejnë turp për këtë fakt dhe janë më të tërhequr dhe të mbyllur në vetvete. Prandaj është shumë e rëndësishme që të reagoni menjëherë nëse vëreni apo ndjeni ndonjë problem me dëgjimin, pasi shtyerja e mëtejshme e vizitës tek doktori mund të bëj që dëgjimi juaj të dëmtohet më tepër duke ju mbajtur larg aktiviteteve të cilat i keni përjetuar dhe shijuar më parë.
Jepini formë trupit tuaj
Çdo pranverë shumë gra vuajnë nga e njejta dilemë kur e shohin trupin e tyre në pasqyrë. A ka ndonjë mënyrë për të shpëtuar nga celuliti para se të fillojnë me veshjet e verës? Celuliti I cili është një makth për çdo grua, i jep lëkurës një pamje jo të rrafshtë dhe me vrima, zakonisht në pjesën e kofshëve dhe të mollaqeve. Mezoterapia, liposuksioni , kavitacioni dhe terapia me radiofrekuencë janë metodat më efektive për tu çliruar nga celuliti.Këto metoda nuk përjashtohen nga njëra-tjetra, shpesh është I domosdoshëm kombinimi I tyre për të arritur rezultatet e dëshiruara. Ekipi I ekspertëve në “Acibadem Sistina” ju ofron zgjidhjet e mëposhtme: