A mund ta rrezikojë kanceri i veshkës edhe veshkën tjetër?
Në rast se keni të diagnostikuar kancer në njërën veshkë, nuk do të thotë se edhe veshka tjetër do të preket nga sëmundja malinje. Shqetësimi kryesor i pacientëve të prekur nga sëmundje malinje është nëse kanceri do të përhapet dhe çfarë ndodhë në rast se shfaqen metastaza? Për fat të mirë, kanceri i veshkës në shumicën e rasteve nuk e prek dhe veshkën tjetër.
Temperatura e lartë
Temperatura e lartë është temperatura me vlerë më të lartë se temperatura normale e trupit, dhe zakonisht shfaqet për shkak të infeksionit. Kur temperatura e trupit tuaj do të rritet disa gradë mbi vlerat e temperaturës normale të trupit, kjo është një shenjë e cila tregon se trupi juaj lufton kundër infeksionit dhe në fakt kjo nuk është një arsye për tu shqetësuar. Në fakt kjo tregon se trupi juaj është duke funksionuar në mënyrë normale sepse ka një zhvillim të mire të sistemit mbrojtës kundër mikroorganizmave. Prandaj nuk duhet të merrni menjëherë mjekim për ta ulur menjëherë temperaturën. Gjatë infeksionit, simptomat të cilat e shoqërojnë temperaturën janë ethet, dhimbjet e muskujve, mungesa e energjisë.