Vezoret e patransferueshme

Oviduktet janë organe çift funksioni i të cilave është që të lidhin vezoret me mitrën.  Ata kanë një rol të rëndësishëm në sistemin riprodhues tek gratë, sepse tek ato kryhet fekondimi i vezës me spermatozoidin çdo muaj. Vezorja lëshon një qelizë vezore, ndërkohë që tubat follopiane e pranojnë dhe e transportojnë në mitër. Në të njejtën kohë, sperma udhëton nëpërmjet mitrës drejt tubave fallopiane ku  kryhet fekondimi i qelizës vezore. Qeliza vezore e fekonduar –  e quajtur zigota udhëton drejtë mitrës në të cilën duhet të implantohet dhe të fillojë zhvillimi i shtatzënisë.  Për fat të keq, shumë gra kanë problem me pakalueshmërinë e tubave fallopianë, dhe kur ato janë të bllokuar ndalohet transportimi normal i qelizës vezore të fekonduar.