Çfarë duhet të hajë nëna që të ketë një bebe të shëndetshme?

Gjatë periudhës së shtatzënisë, nëna e ardhshme duhet të ushqehet sa  për dy persona. Ushqimi i shëndetshëm është dhurata më e mirë që nëna mund ti bëjë foshnjës së vet.

Para lindjes

Që para shtatzënisë nëna duhet të konsumojë ushqim të shëndetshëm, të pasur me vitamina dhe minerale. Nënat të cilat konsumojnë ushqim të shëndetshëm, jo vetëm me karbohidrate, proteina dhe yndyrëra, por edhe me mikronutriente, bëjnë mirë edhe për veten e tyre edhe për beben, këtë gjë e vërtetojnë edhe studimet e kryera. Një domethënie jetike për zhvillimin e sistemit nervor është ushqimi i pasur me vitaminë B dhe acid folik.  Nënat të cilat mbajnë dietë prej kohësh, i rekomandojmë që ta ndërpresin dietën dy muaj para se të mbeten shtatzënë dhe të fillojë të ushqehet normalisht.

Hulumtimet e fundit – Kafja e zvogëlon rrezikun e cirozës

Nëntë studimet e kryera të cilat përfshijnë  430 000 persona të testuar, kanë treguar se pirja e kafes ndikon në mënyrë të favorshme në funksionimin e mëlçisë, dhe çon në reduktim të ndjeshëm për rrezikun e zhvillimit të cirozës. Shfaqja e cirozës në mëlçi, shfaqet si rezultat i sëmundjeve virale (hepatiti B dhe C) dhe mund të shfaqet si rezultat i konsumimit të tepërt të alkoholit dhe përdorimit të tepërt të ilaceve. Ciroza zhvillohet ngadalë, gjatë së cilës indi i shëndoshë i veshkës kalon në indin lidhës dhe kështu nuk është në gjendje për ti përpunuar proteinat, hormonet, ilaçet dhe toksinat. Gjithashtu zvogëlohet dhe aftësia për të prodhuar proteina dhe substanca të tjera të rëndësishme për  sistemin digjestiv dhe eliminimin e toksinave.  Më shumë se një milion njerëz në botë vdesin nga kjo sëmundje.