Artroza

Artroza është sëmundja reumatike më frekuente. Ajo mund të shfaqet në çdo nyje të trupit, por  në disa nyje të caktuara shfaqet më shpesh. Kjo është një nga shkaqet e konsultimeve më të shpeshta mjekësore, veçanërisht përsa i përket moshës më të avancuar. Gjysma e personave që i përkasin moshës mbi 65 vjeçare, kanë shenja të artrozës tek nyjet e tyre edhe pse ato nuk kanë pasur asnjë simptomë.

Vaji i ullirit – Benefitet e arit të lëngshëm

Në dekadat e fundit të shekullit të kaluar, studime të ndryshme kanë provuar cilësitë nutricionale të vajit të ullirit, dhe kanë vërtetuar se konsumimi i tij ndikon pozitivisht në parandalimin e arterosklerozës dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Por kjo është vetëm një nga virtytet e të ashtuquajturit ari i lëngshëm. Në vijim do t’ju njohim me disa nga përfitimet që vaji i ullirit mund ti ofrojë organizmit tuaj: