Polineuropatia diabetike
Polineuropatia diabetike (lat. Polyneuropathia diabetic) ose neuropatia, është ndërlikimi më i shpeshtë por ende I pashpjeguar I cili ndodh shfaqet tek pacientët me sëmundje sheqeri. Dr. Tatjana Çepeganova Çangovska neurologe në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ shpjegoi se këtë lloj komplikimi e kanë më shumë se 80% e pacientëve me diabet. Shfaqja e neuropatisë nuk varet nga niveli i sheqerit në gjak, ndikon në mënyrë të barabartë tek të dy gjinitë, shfaqet më shpesh tek personat e moshuar dhe ndodh si rezultat I dëmtimit të nervave tek këmbët dhe shputat e këmbëve. Zakonisht preket nervi shiatik dhe degët e tij tek këmbët në mënyrë simetrike.