Lëkurë e shëndetshme apo lëkurë e errët?
Kanceri i lëkurës është kanceri më i përhapur. Kanceri i lëkurës shfaqet në pjesën sipërfaqësore të lëkurës dhe mund të shërohet lehtë, nëse zbulohet në kohë. Lloji më i keq i kancerit të lëkurës i quajtur melanoma malinje i cili përhapet më tepër. Rrezet ultravioletë ( rrezet UV) ose ekspozimi i tepërt në diell është një nga faktorët për shfaqjen e këtij lloj kanceri. Prandaj, para se ti dorëzoheni plotësisht diellit, mendoni për shëndetin tuaj.