Tumoret e shtyllës kurrizore

Tumoret spinale janë abnormale, janë inde të lokalizuara në shtyllën kurrizore dhe në palcën kurrizore.nga këto 90-95% gjenden në shtyllën kurrizore dhe vetëm 5% e sulmojnë palcën kurrizore. Tumori spinal I cili është përhapur në një zone tjetër, në trup quhet tumor sekundar ose metastatik. Tumoret të cilat formohen në shtyllën kurrizore janë të njohura si tumore primare dhe janë shumë të rralla. Këto tumore mund të jenë beninje dhe malinje. Edhe pse tumoret beninje mund të jenë shumë të dhimbshme dhe mund ti dëmtojnë indet e kockave, tumoret malinje janë shumë më të rrezikshme. Shkaku I shumicës së tumoreve primare është I panjohur. Ndonjëherë mund të shfaqet për shkak të faktorit gjenetik, ndonjëherë për shkak të ekspozimit ndaj agjentëve të cilët shkaktojnë kancer.