Si ta ndihmoni veten nëse keni lëkurë të ndjeshme?
A keni problem me përzgjedhjen e kremit të fytyrës? Shpesh keni shfaqje të ndonjë reaksioni pas përdorimit të ndonjë produkti të ri kozmetik? Nëse dyshoni se keni lëkurë të ndjeshme, drejtojini vetes pyetjet e mëposhtme:
Kanceri i fshikëzës së urinës
Fshikëza është organi i cili e ruan urinën nga veshkat deri në eliminimin e saj nga trupi. Sipërfaqja e brendshme e fshikëzës së urinës është e veshur me epitelin e njohur si epiteli kalimtar, I cili ka për qëllim të mbrojë fshikëzën nga efektet e urinës. Tek kanceri I fshikëzës së urinës këto qeliza fillojnë të shumohen në mënyrë të pakontrolluar dhe prekin edhe qelizat e shëndetshme. Sipas Dr. Aleksandar Mickovski kirurg specialist në urologji në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’kanceri në fshikëzën e urinës zakonisht shfaqet tek personat mbi moshën 55 vjeçare,dhe i njohur si faktor rreziku është pirja e duhanit.
A rritet rreziku i shfaqjes se kancerit nga qëndrimi i gjatë ulur?
Qëndrimi i gjatë ulur dhe mungesa e aktivitetit shkakton shfaqjen e obezitetit (shëndoshjes), gjë kjo e cila rrit rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të caktuara të kancerit. Një studim i fundit që ka mbuluar 70.000 pacientë të prekur nga kanceri, ka treguar se personat të cilët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre ulur, kanë një rrezik të lartë të shfaqjes së kancerit endometrial, kancerit kolorektal (në zorrën e trashë) dhe kancerit në mushkëri.